Gjatë nëntë muajve në Kosovë janë braktisur 16 fëmijë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), gjatë periudhës janar–shtator , 16 raste të braktisjes së fëmijëve janë regjistruar në nivel vendi, shpërndarë në komuna të ndryshme të Kosovës.
Sipas të dhënave të ASK-së Podujeva ka raportuar gjithsej 3 raste të braktisjes së fëmijeve gjatë këtij 9-mujori, duke u renditur si komuna me numrin më të lartë të fëmijëve të braktisur.
