Kuvendi Komunal i Gjakovës ka miratuar buxhetin e Komunës për vitin 2027, me vlerë prej 43 milionë e 715 mijë e 897 euro.

Sipas drejtorit të Financave në Komunën e Gjakovës, Durim Halilaj, buxheti është miratuar me 21 vota për, 10 kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë abstenimi.

“Me 21 vota për, 0 abstenim, dhe 10 kundër miratohet buxheti i Komunes se Gjakoves për vitin 2027. Buxheti i Komunes së Gjakoves për vitin 2027 është 43,715,897€”, ka njoftuar Halilaj.