Kryetarja e Listës “Guxo”, Donika Gërvalla ka reaguar pas përplasjes së ashpër të Nezir Krakit me gazetarin Parim Olluri .

Anipse Kraki iu drejtua Ollurit me termin “zagar”, Gërvalla ka zgjedhur ta lartësojë figurën e “profesorit” duke ofenduar Televizionin T7 dhe moderatorin, Leonard Kerquki.

“Televizion rrugaç.. Moderator rrugaç. “Analist” mercenar rrugaç. Por me prof. Nezir Krakin kot e keni. As nuk mateni e as nuk ia dilni dot. Në mes të llumit tuaj shkëlqen dija dhe dinjiteti i tij. Marre ju koftë!”, ka shkruar Gërvalla