Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për herë të parë në foltoren e Kuvendit të Kosovës lidhur me rastin e fundit të vrasjes së Arlinda Pajazitit dhe kërkesat për dorëheqjen e saj.
Gërvalla ka deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë plotësisht me institucionet dhe të ofrojë përgjigjet e kërkuara për zbardhjen e të gjitha fakteve lidhur me rastin.
“Mbeshetet fuqishëm nga ana ime si koordinatore dhe nga zyra që e udhëheq. Absolutisht s’duhet të ketë dilemë, do të jem plotësisht se bashku me institucionet në disponimin tuaj, për të dhënë përgjigjjet e kërkuara dhe për të dëshmuar zbardhjen e të gjitha fakteve”, ka deklaruar Gërvalla./



