Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvend, Xhevahir Geci, i cili mbanë numrin 35 në listë, po vazhdon takimet me qytetarët e Kosovës në kuadër të fushatës zgjedhore.
Ai është mirëpritur sot nga familja Goçaj në Prizren, të cilët ia konfirmuan mbështetjen e tyre.
“Takim me vlerë me Familjen Goçaj në Prizren. Mikpritja dhe respekti i tyre tregojnë për vlera të forta familjare dhe qytetare që e karakterizojnë këtë familje. Bashkë. Përpara”, tha Geci.
