Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gazetari Martens: Gjyqi ndaj Thaçit drejt fundit, verdikti do të ketë peshë edhe për NATO-n

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2025 në 20:35
Gazetari Martens: Gjyqi ndaj Thaçit drejt fundit, verdikti do të ketë peshë edhe për NATO-n

Procesi maratonë gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë ka hyrë në fazën e tij finale.

Gazetari i njohur i së përditshmes prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, tha se argumentet përmbyllëse në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi janë caktuar për fillimin e vitit 2026.

Përmes një shkrimi në platformën sociale “X”, Martens ka dhënë detaje specifike mbi kalendarin e Dhomave të Specializuara, duke thënë se argumentet përmbyllëse janë planfikuar “për 9-13 shkurt 2026.”

Përveç aspektit kohor, gazetari gjerman ka ngritur edhe peshën gjeopolitike që do të ketë vendimi i Gjykatës Speciale. Sipas tij, ky verdikt shkon përtej individëve të akuzuar.

“Gjyqi i fundit i madh për krime lufte në Ballkan po i afrohet fundit. Argumentet përmbyllëse në rastin kundër ish-udhëheqësit gueril (dhe më vonë presidentit të Kosovës së pavarur) Hashim Thaçi, janë planifikuar për 9-13 shkurt 2026. Çfarëdo qoftë verdikti, ai do të ketë të bëjë edhe me NATO-n.”– shkroi ai.

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK
  • 22:53‘‘Qëndresa vazhdon’’, Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet