Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka treguar “formulën” për lidhjen e një marrëveshje koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
I ftuar në emisionin Paradoks me gazetarin Vehbi Kajtazi, Gashi ka thënë se pushtetet kryesore duhet të ndahen, në mënyrë që koalicioni të jetë funksional.
Sipas Gashit është e palogjikshme që VV të kërkojë marrëveshje me partitë opozitare pa ia ofruar pozitat udhëheqëse.
“Nuk ka logjikë që Lidhja Demokratike e Kosovës të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen pa e nda pushtetin në mënyrë të barabartë. Duke marrë parasysh numrin e votave, në ekzekutiv LDK-së duhet t’i takojë çdo e treta ministri dhe kështu do të bëhej ndarja praktike e pushtetit në ekzekutiv. Meqë Vetëvendosje është partia e parë asaj i takon që të zgjedh dy pushtetet kryesore, mirëpo me ndarjen – kryeministri dhe kryeparlamentar, ose president dhe kryeparlamentar, ndërsa në ekzekutiv ndarja të vazhdojë me zgjedhjen e tri ministrive nga VV e pastaj LDK një.