Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gara: Rezultatet e para të ADN-së nga Jabuka, identifikohen tri viktima

GD
Gazeta Demos21 shtator 2026 në 19:06
Gara: Rezultatet e para të ADN-së nga Jabuka, identifikohen tri viktima

Kushtrim Gara ka bërë të ditur se janë identifikuar tri viktima nga mbetjet mortore të gjetura në tri zona, pas pranimit të raporteve të para të analizave të ADN-së.

Gara ka deklaruar se viktimat e identifikuara janë Idriz Rrecaj, Salim Meziu dhe Adem Beqiri.

“Janë mbetjet mortore në tri zona, për viktimat e grupit të intelektualëve, të rrëmbyerve dhe të zhdukurve me dhunë. Konfirmohet për Idriz Rrecajn, Salim Meziun, Adem Beqirin”, ka deklaruar Gara.

Ai ka treguar se një nga lokacionet ku janë kryer zhvarrime është Jabuka dhe pergjigjet e para te rezultateve te ADN-se jane nga ky lokacion.

“Zhvarrimet në Jabukë kanë qenë përgjigjet e para. Katër deri në gjashtë mostra janë të dërguara nga Jabuka, nga varri masiv”, ka thënë Gara.

Sipas tij, deri më tani janë dërguar gjithsej 29 mostra nga 25 trupa për analiza të ADN-së, ndërsa nëse është e nevojshme, do të dërgohen edhe mostra të tjera.

“Sipas vlerësimeve, janë dërguar 29 mostra nga 23 trupa. Nëse është e nevojshme, do të dërgohen shtesat. Kemi pranuar raportet e para të ADN-së”, ka deklaruar ai për Dukagjinin.

Gara ka bërë të ditur se procesi i identifikimit do të vazhdojë edhe për mbetjet e tjera mortore, ndërsa mostrat e marra nga lokacionet e tjera do të dërgohen për analiza pas përfundimit të procesit të zhvarrimit

garaadn-sëjabuka

Më shumë nga Lajme

  • 12:32​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve
  • 12:31Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
  • 12:30Raport i BE-së për Kosovën alarmant, Lushaku: Do të thirret seancë e jashtëzakonshme
  • 12:15Energjia do të diskutohet të enjten në Kuvend, Tahiri: Nga kjo Qeveri u ble rrymë mbi 1 miliardë euro, kjo duhet të hetohet nga Prokuroria
  • 12:12Çitaku pret në takim një delegacion nga IRI: PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme, do ta zgjedhë lidershipin e ri