Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka akuzuar Prokurorinë e Specializuar se ka fshehur provat deri në dosjen përfundimtare, pasi sipas tij, ZPS e ka ditur që mbrojtja do ta sulmonte dhe do t’i hidhte poshtë këto dëshmi.
Ai theksoi se ZPS po ndryshon paraqitjen e provave në kundërpërgjigjet e tyre, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Mishetiq përmendi edhe dëshminë e Bislim Zyrapi, duke theksuar se ai nuk ishte dëshmitar i besueshëm.
