Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fjalimet e fundit në Speciale, PDK: Presim vendim të drejtë dhe të pandikuar, besojmë në pafajësinë dhe lirinë e çlirimtarëve

GD
Gazeta Demos19 shkurt 2026 në 12:27
Fjalimet e fundit në Speciale, PDK: Presim vendim të drejtë dhe të pandikuar, besojmë në pafajësinë dhe lirinë e çlirimtarëve

Partia Demokratike e Kosovës përcolli me vëmendje paraqitjen e fjalëve përfundimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë nga katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Pas më shumë se pesë vjetësh në paraburgim, paraqitja e tyre ishte dinjitoze dhe e mbështetur në të vërtetën e luftës së popullit të Kosovës për liri. Ata folën me përgjegjësi, me respekt për procesin dhe me besim në drejtësi, duke dëshmuar se përballja me drejtësinë nuk është shmangie nga historia, por pjesë e saj.

Në këtë fazë vendimtare, Partia Demokratike e Kosovës shpreh pritjen dhe kërkesën e saj që vendimi të jetë i drejtë, i paanshëm dhe i bazuar ekskluzivisht në fakte dhe prova, larg çdo narrative apo perceptimi politik.

Lufta e popullit të Kosovës për liri ishte një luftë e drejtë, çlirimtare dhe e domosdoshme për mbijetesë përballë një regjimi shtypës. Kjo është një e vërtetë historike e njohur nga qytetarët tanë dhe e konfirmuar nga rrjedha e zhvillimeve ndërkombëtare që çuan në ndërhyrjen e NATO-s dhe në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ne besojmë në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe presim që, pa zvarritje dhe mbi bazën ekskluzive të fakteve e provave, të merret një vendim i drejtë dhe i paanshëm, i cili do të konfirmojë lirimin e plotë nga të gjitha pikat e aktakuzës.

Partia Demokratike e Kosovës rithekson solidaritetin me familjet e ish-krerëve të UÇK-së, falënderon të gjithë qytetarët për mbështetjen e madhe të dëshmuar përmes marshimeve dhe protestave, si dhe shpreh mirënjohje për profesionalizmin dhe hapësirën e ofruar nga mediat gjatë gjithë kësaj periudhe.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Trump: Nuk do të kërkoj falje për luftën me Iranin
  • 23:36Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 23:17Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë