Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Festa e Kurban Bajramit, Osmani viziton BIK-un: Solidariteti ndërnjerëzor i domosdoshëm në këtë kohë

GD
Gazeta Demos27 maj 2026 në 10:04
Festa e Kurban Bajramit, Osmani viziton BIK-un: Solidariteti ndërnjerëzor i domosdoshëm në këtë kohë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku ka përcjellë urimet e saj për qytetarët dhe ka falënderuar institucionet fetare për punën e tyre humanitare dhe institucionale.

Osmani uroi që kjo festë të sjellë më shumë begati, shëndet dhe solidaritet mes njerëzve.

“Më lejoni që edhe në emër të bashkëpunëtorëve, t’iu uroj festën e Kurban Bajramit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që festojnë këtë festë, t’u uroj për sa më shumë begati, t’u uroj shëndet dhe të gjitha të mirat për secilën familje që feston sot në Kosovë dhe mbi të gjitha t’u uroj për më shumë solidaritet ndërnjerëzor, i cili është i domosdoshëm në këtë kohë në të cilën po kalon Kosova”, tha Osmani.

Ajo theksoi gjithashtu rolin e Bashkësisë Islame në ndihmën ndaj familjeve në nevojë dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Dua edhe sot ta falënderoj myftiun, unë dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij, dhe gjithë Bashkësinë Islame për punën që e bëjnë, për punën që e bëjnë në dy rrafshe, në rrafshin e parë duke ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë, jo vetëm në këtë Kurban Bajram, por edhe në çdo situatë tjetër, duke u siguruar që ata i kanë sofrat plot, duke u siguruar që ata mund ta festojnë edhe këtë festë sot me begati në sofrat e tyre dhe në të njëjtën kohë t’i falënderoj për bashkëpunimin që e kemi pasur, për ta ngritur edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, për ta forcuar atë edhe sa më shumë dhe për t’u siguruar që sa më shumë shtete anëkënd botës e mbështesin Republikën tonë”, tha Osmani.

Sipas saj, Bashkësia Islame e Kosovës jep një kontribut të rëndësishëm atdhetar dhe shoqëror.

“Ky është edhe një kontribut atdhetar të cilin Bashkësia Islame e Kosovës vazhdon ta japë për të cilin jemi jashtëzakonisht shumë mirënjohës. Urimet edhe njëherë Kurban Bajrami gjithë qytetarëve që festojnë, edhe juve”, shtoi ajo.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 22:53Konsulli i Kosovës në Cyrih merr pjesë në promovimin e librit “Lufta për Kosovën – Rrëfime autentike”
  • 22:41KEDS njofton për punime në rrjet të hënën, këto zona do të mbesin pa rrymë
  • 22:05Ahmeti në Bërvenicë: Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Cërvenkovskit, është e shqiptarëve autoktonë
  • 21:49Leonora Jakupi me një mesazh të fortë: “Mosmirënjohja është fukarallëku më i madh i karakterit!”
  • 21:33Osmani në Oxford Union: Bota të mos harrojë, mijëra familje ende presin të dashurit e tyre