Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Është identifikuar dhe arrestuar 35-vjeçari për disa vjedhe në Ferizaj

GD
Gazeta Demos26 prill 2026 në 10:53
Është identifikuar dhe arrestuar 35-vjeçari për disa vjedhe në Ferizaj

Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj, gjatë periudhës Nëntor 2025 – Prill 2026, ka zhvilluar hetime lidhur me disa raste të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, të ndodhura në qytetin e Ferizajt dhe fshatrat përreth: Sojevë, Babush, Dardani, Fshati Vjetër, Komogllavë, thuhet në njoftimin e policisë.

Vjedhjet janë kryer kryesisht në objekte afariste (dyqane dhe fabrika), ku janë përvetësuar para dhe sende me vlerë, vijon njoftimi i PK.

“Gjatë veprimeve hetimore, përfshirë analizimin e kamerave të sigurisë dhe mbledhjen e informacioneve në terren, i dyshuar ishte S. T. (35 vjeç ) , i cili është identifikuar përmes karakteristikave fizike, pavarësisht përpjekjeve për t’u maskuar”.

“Më 25.04.2026, me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është realizuar kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur prova materiale, përfshirë veshje dhe mjete të përdorura në kryerjen e veprave”.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit, duke shfrytëzuar të drejtën për të heshtur, njofton PK.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 18:58“BE-ja duhet me kërku falje”: Dimal Basha ia jep disa vrejtje për Raportin e Progresit
  • 18:20Kraki: Pasivizimi i adresave në Luginë të Preshevës, një spastrim etnik me letra nga Serbia
  • 18:18Besnik Tahiri: Kosova ka mbetur pa agjendë të qartë evropiane, rrezikojmë të humbim edhe 131 milionë euro të tjera
  • 18:12Kadrijaj kërkon përgjigje nga Qeveria: A e keni pranuar Marrëveshjen për Asociacionin?
  • 18:09Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren