Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Erion Veliaj kërkoi të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, SPAK nuk e lejon

GD
Gazeta Demos29 shtator 2026 në 12:01
Erion Veliaj kërkoi të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, SPAK nuk e lejon

Negative ishte përgjigjja e Prokurorisë së Posaçme për kërkesën që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, e planifikuar për orën 15:00.

Top Channel raporton se Këshilli Bashkiak kishte kërkuar që Veliaj të lejohej të merrte pjesë fizikisht në mbledhje ose, në pamundësi të kësaj, të lidhej përmes videokonferencës.

Kërkesa ishte dërguar pranë SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Refuzimi i SPAK është bërë në bazë të dispozitave të ligjit nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, që përcakton të drejtat dhe trajtimin e personave që ndodhen në paraburgim, si dhe kompetencat e institucioneve përgjegjëse.

Këshilli Bashkiak kishte argumentuar se prania e kryetarit ishte e rëndësishme për shqyrtimin e çështjeve që lidhen me administrimin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa në rendin e ditës së mbledhjes së sotme është përfshirë edhe diskutimi mbi projektligjin për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.

Në kërkesën drejtuar institucioneve, Këshilli Bashkiak iu referua edhe vendimit nr. 66, datë 3 nëntor 2025, të Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se pjesëmarrja e kryetarit në mbledhjet e Këshillit lidhet me ushtrimin e funksioneve të tij institucionale./TCh/

bashkiakveliajmerrte

Më shumë nga Lajme

  • 12:45Miratimi i buxhetit të Prishtinës për 2027, Rama: Vetëvendosje votoi kundër
  • 12:36Ymeri: Fatkeqësia jonë është sistemi, jo vetëm individi
  • 12:33Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2027
  • 12:32Kusari-Lila: Deri më 6 tetor duhet të zgjidhet presidenti dhe të ketë dakordim për ndryshimin e Ligjit për Specialen
  • 12:09Von der Leyen vjen në Kosovë më 1 tetor, këto janë takimet e saj në Prishtinë