Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në New York.
Takimi është zhvilluar në kuadër të qëndrimit të liderëve botërorë në New York, për pjesëmarrje në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të 81-të të Kombeve të Bashkuara, shkruan Anadoli
Sipas raportimeve, takimi mes Erdoğan dhe Kurtit është mbajtur në Türkevi dhe ka qenë i mbyllur për media.
Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, shefi i Komunikimit të Presidencës, Burhanettin Duran, këshilltari kryesor i Presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç, si dhe zëvendëskryetari i Këshillit për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Çağrı Erhan.