Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

E rëndë: Po punonte tokën, humb jetën 36-vjeçari në Fier

GD
Gazeta Demos2 mars 2026 në 16:25
E rëndë: Po punonte tokën, humb jetën 36-vjeçari në Fier

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Peshtan Bregas të Fierit, ku një 36-vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj , ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore.

Raportohet se i riu kishte dalë për të punuar tokën me frezë, kur dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë. Në ato momente, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë fatale dhe vdekje të menjëhershme.

Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët ishin shqetësuar, pasi ai nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike. Ata kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe ambulanca, e cila e ka transportuar 36-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë që në vendin e ngjarjes.

Aktualisht, trupi ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal Fier, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Më pas, familjarët do të tërheqin trupin për të kryer ceremoninë mortore gjatë ditës së nesërme, raporton A2 Cnn, transmeton Klankosova.tv.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

fier

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Hoxhaj në Kurdistan, takon ministra të qeverisë rajonale dhe politikanë evropianë që po qëndrojnë atje
  • 22:53Pezullimi i fluturimeve, deklarohet Qeveria amerikane
  • 22:38Hoti: Qeveria Kurti është kaos institucional, kemi ministra që nuk e dinë as ku janë, as çfarë bëjnë
  • 22:24S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë
  • 21:26Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet