Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë , ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë një përleshjeje.
GazetaDemos merr vesh se viktima e kësaj ngjarje është Rexhë Brahimaj.
Lajmin për GazetënDemos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj.
Incidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa i ndjeri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të pësuara.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë dhe ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e përleshjes, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë në këtë rast. Ende nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me motivin e ngjarjes.
Me udhëzim të Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.