Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“E korite emrin e babës”, Andin Hoti reagon ndaj kritikave pas propozimit për ministër

GD
Gazeta Demos26 tetor 2025 në 19:17
“E korite emrin e babës”, Andin Hoti reagon ndaj kritikave pas propozimit për ministër

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka reaguar ndaj kritikave që iu bën nga propozimit për minister.

Ai u shpreh se janë disa reagime që po i ngjallin neveri tash e shumë kohë, ku u përmend edhe emri i babait të tij, Ukshin Hotit.

“E korite emrin e babës”, ka qenë një koment që ai tha se ka pranuar, derisa e quajti të neveritshme të lidhet respekti ndaj një njeriu me bindjen e vet politike.

“Fatkeqësisht, sot duhet të dal nga heshtja ime e zakonshme dhe të them disa bindje që i kam mbajtur për shumë kohë brenda vetes. Pas shumë reagimeve, shumicës prej të cilëve u jam mirënjohës, urimet e shumta apo edhe kritikat njerëzore. Por, sot ndjej nevojën të sqaroj disa gjëra. Janë disa reagime që më ngjallin neveri tash e shumë kohë”.

“Shprehje si: “Deri sot kam pas respekt për ty si djalë i Ukshin Hotit, por prej sot jo më”, “E korite emrin e babës”, “Të ka përdorur pushteti”, “Je shitur për interes”, janë fjalë që nuk tregojnë as shqetësim, as dashuri për idealin, por zhveshin nga çdo vlerë njerëzore respektin e rremë që disa paskan pasur. Është e neveritshme kur dikush e lidh respektin ndaj një njeriu me bindjen e vet politike. Pra, unë paskam qenë “i mirë” sa kohë mendoja si ti, dhe “i keq” sapo mendova vetë”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera ai u shpreh se është aty ku do të jetë dhe ku mendon se mund ta jap kontributin e tij.

“Deri dje “djali i Ukshin Hotit”, sot “i koritur”, vetëm pse potencialisht nuk jam në bindjen tënde. Kjo nuk është as respekt, as ideal: Kjo është hipokrizi. Para pak ditësh, një mik më tha: “Andin, kujtoji të gjithë ata dashamirë të Ukshinit, kur ti s’ishe fytyrë publike.” Dhe mu kujtuan vitet e pasluftës, sfidat që i kaloi familja jonë, kur këta “patriotë” s’e dinin as emrin tim”.

“Kështu që, për ta thënë qartë: As ju, as askush tjetër, nuk ma imponon bindjen. Nuk e shes, nuk e ndërroj dhe nuk e negocioj. Unë jam aty ku dua të jem, ku e shoh të drejtë të jem, ku mendoj se mund të jap kontributin tim për vendin. Këto ngjarje neveritëse, nuk janë të sotit, këto reagime të neveritshme janë të kahmotshme! Nuk e fsheh që më dhemb kur e shoh se respekti që kam marrë nga disa, në fakt paska qenë i rremë”, shkroi ndër të tjera Hoti

VV

Më shumë nga Lajme

  • 10:07Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë
  • 10:03Kurti në SHBA takohet me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar: Shpreha shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së
  • 09:57Takimi Kurti-Kallas, Behrami: Pas vendimit në Hagë, tash presioni do të jetë shumë i madh
  • 09:42Dyshohet se dhunuan dy femra, arrestohen dy persona në Kaçanik
  • 09:22Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve