Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Vushtrrisë, atje ku një person ka humbur jetë.

I njëjti, sipas Policisë është rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër. Rastin për GazetënDemos e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Po, fatkeqësisht personi i lënduar ka humbur jetë. Rastin e ka konfirmuar Emergjenca e Spitalit në Vushtrri”, tha ai.