Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tragjikisht në Malishevë

GD
Gazeta Demos17 prill 2026 në 19:46
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tragjikisht në Malishevë

Sot janë varrosur babai dhe dy fëmijë e tij nga Malisheva, të cilët humbën jetën tragjikisht nga një zjarr.

Në ceremoninë mortore, bëhet e ditur se, kanë marrë pjesë përfaqësues të strukturave komunale, stafi i shkollës “Ibrahim Mazreku”, si dhe një numër i madh qytetarësh nga Malisheva dhe më gjerë, të cilët u bashkuan për të ndarë dhimbjen me familjen Berisha dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Njoftimi:

Përcillen për në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha

Mes dhimbjes dhe pikëllimit të madh, sot janë përcjellë për në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha nga Gurbardhi, të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre në qendrën e banimit kolektiv në Malishevë.

Nga kjo tragjedi e rëndë humbën jetën babai Ilir Berisha, si dhe dy fëmijët e tij, Kujtim dhe Naile Berisha, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe gjithë Komunën e Malishevës.

Në ceremoninë mortore morën pjesë përfaqësues të strukturave komunale, stafi i shkollës “Ibrahim Mazreku”, ku Kujtimi dhe Nailja ishin nxënës, si dhe një numër i madh qytetarësh nga Malisheva dhe më gjerë, të cilët u bashkuan për të ndarë dhimbjen me familjen Berisha dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Me këtë rast, Komuna e Malishevës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella për familjen Berisha, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje tragjike.

Kjo tragjedi ka prekur thellë qytetarët e Malishevës, duke lënë pas një ndjenjë të thellë pikëllimi dhe solidariteti me familjen dhe të afërmit e viktimave

vdekje

Më shumë nga Lajme

  • 13:30Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme, në fokus Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën
  • 13:30Ajri i ndotur mbetet alarm për Kosovën, Avokati i Popullit evidenton dështimet
  • 13:13Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim
  • 13:12Inflacioni vjetor kap shifrën 7.1%, këto sektore pësuan shtrenjtimin më të madh
  • 13:10“Alarm për Qeverinë”, Sadiku: deficiti tregtar i mallrave në Kosovë arriti në 50,6% të PBB-së