Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dyshohen për vjedhje të rëndë në disa rajone – Arrestohen tre persona, në kërkim edhe një tjetër

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 13:42
Dyshohen për vjedhje të rëndë në disa rajone – Arrestohen tre persona, në kërkim edhe një tjetër

Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e tre personave, të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Gjilanit, dhe në rajonet e tjera të vendit.

Policia ka shtuar se nga të arrestuarit, dy janë shtetas të Kosovës, ndërsa njëri, shtetas i Shqipërisë.

‘’ Po ashtu një person tjetër i njohur për Policinë dhe i dyshuar për përfshirje si pjesë e grupit në këto veprimtari kriminale është identifikuar dhe është vënë në kërkim policor me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tij’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Gjilanit dhe rajone të tjera të Republikës së Kosovës

Gjilan, 26 gusht 2026

Hetuesit Policorë nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjilan, pas një pune të mirë organizuar dhe një hetimi të gjatë e intensiv të zhvilluar në koordinim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë ndërmarrë një sërë veprimesh operative dhe hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar meshkuj. Nga personat e arrestuar, dy janë shtetas të Republikës së Kosovës ndërsa një është shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim dhe si pjesë e një grupi, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për një periudhë të gjatë kohore, kanë kryer disa vepra penale të vjedhjes së rëndë në rajonin e Gjilanit dhe gjithashtu dyshohet edhe në rajone të tjera të Republikës së Kosovës.

Po ashtu një person tjetër i njohur për Policinë dhe i dyshuar për përfshirje si pjesë e grupit në këto veprimtari kriminale është identifikuar dhe është vënë në kërkim policor me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tij.

Në kuadër të këtij hetimi janë realizuar edhe bastisje në disa lokacione në qytetin e Gjilanit, Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Ndërsa gjatë hetimeve janë sekuestruar prova dhe pajisje të ndryshme që dyshohet se lidhen me veprimtarinë kriminale të personave të dyshuar. Në mesin e sendeve të sekuestruara pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për komunikim, maskim dhe mjete për hapje me forcë të dyerve, kasafortave dhe objekteve të tjera, me qëllim të kryerjes së vjedhjeve.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ndaj tyre janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme ligjore.

Hetimet janë duke vazhduar në mënyrë të koordinuar për dokumentimin e plotë të rasteve, identifikimin e veprave të tjera të mundshme dhe sigurimin e provave relevante që ndërlidhen me aktivitetin e dyshuar kriminal të grupit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit, parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale si dhe në sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës.

rajonekosovësrëndë

Të ngjashme

Përmbledhja e dosjes Sheholli: “Turshitë”, “kumbullat” e Serbisë deri te “planet e zbrazjes së Kosovës përmes islamizimit”

Përmbledhja e dosjes Sheholli: “Turshitë”, “kumbullat” e Serbisë deri te “planet e zbrazjes së Kosovës përmes islamizimit”

14:14
Hamza priti në takim lamtumirës ambasadorin Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës ambasadorin Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

14:04
Walker e propozoi për president, ja çka thotë Faton Bislimi

Walker e propozoi për president, ja çka thotë Faton Bislimi

13:25
TRAGJIKE: Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

TRAGJIKE: Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

12:40

Më shumë nga Lajme

  • 13:54Vrasja në Prizren, Prokuroria: I dyshuar është bashkëshorti i saj, ushtroi edhe dhunë fizike
  • 13:51Nisin punimet për autostradën Shkup-Bllacë, projekti përfshin pesë tunele dhe tetë ura
  • 13:47Kapet një furgon me mallra të kontrabanduara në Viti, vlera mbi 5 mijë euro
  • 13:41Sot pritet të caktohet vlera e subvencionimit për tekstet shkollore
  • 13:33“Sikur të na kishe treguar…”, mesazhi prekës i familjes për Daorsën që vdiq tragjikisht në Tetovë