Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja në Prizren, Prokuroria: I dyshuar është bashkëshorti i saj, ushtroi edhe dhunë fizike

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 13:54
Vrasja në Prizren, Prokuroria: I dyshuar është bashkëshorti i saj, ushtroi edhe dhunë fizike

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar në lidhje me rastin e vrasjes së një gruaje në Prizren, shkruan GazetaDemos.

"Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, B.D., dyshohet se ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes", thuhet në njoftim.

NJOFTIM PËR MEDIA

Prizren, 26 Gusht 2026 – Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti për Krime të Rënda, informon opinionin publik se në Prizren, ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë, më 26 gusht 2026, rreth orës 01:30 min pas mesnatës.

Pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, B.D., dyshohet se ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.D., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale "Vrasja e rëndë", sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

prizrenprokuroriavrasja

Të ngjashme

Prokuroria del me një komunikatë për arrestimin e Gani Gecit

Prokuroria del me një komunikatë për arrestimin e Gani Gecit

10:40
Vdekja e punëtorit në Ferizaj, Prokuroria: Ndalohet një person për 48 orë

Vdekja e punëtorit në Ferizaj, Prokuroria: Ndalohet një person për 48 orë

10:39
Dashka Daçiqi që flamuri serb të valojë mbi Prizren!

Dashka Daçiqi që flamuri serb të valojë mbi Prizren!

09:22
PROKURORIA jep detaje për incidentin që ka ndodhur mbrëmë

PROKURORIA jep detaje për incidentin që ka ndodhur mbrëmë

19:59

Më shumë nga Lajme

  • 12:07E zuri dollapi, vdes 7-vjeçarja nga Pavlani i Pejës - i jepet sot lamtumira e fundit
  • 12:03Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik
  • 12:02Kurti: Serbia s’ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011
  • 11:49"Shkelëse e Kushtetutës", Haxhiu përplaset me Nagavcin në Komisionin për Buxhet - Lushtaku ankohet për mungesën e Muratit
  • 11:34Diskutohet për çështjen e Hagës në Komisionin për Punë të Jashtme, Musliu-Shoshi: Ta luajmë rolin tonë si Komision