Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Sikur të na kishe treguar…”, mesazhi prekës i familjes për Daorsën që vdiq tragjikisht në Tetovë

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 13:33
“Sikur të na kishe treguar…”, mesazhi prekës i familjes për Daorsën që vdiq tragjikisht në Tetovë

ë 5 nëntor të këtij viti bëhet një vit nga vrasja e 25-vjeçares Daorsa Spahijës në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Një vit pas tragjedisë që tronditi familjen e saj, dhimbja mbetet po aq e fortë, ndërsa kujtimi për Daorsën vazhdon të jetojë te njerëzit e saj të afërt.

Në prag të njëvjetorit të vdekjes së saj, një familjare e ngushtë e ka kujtuar 25-vjeçaren me një shkrim prekës të publikuar në rrjetet sociale, duke kërkuar drejtësi për të dhe duke rrëfyer dhimbjen e familjes.

“Daorsa jonë e paharruar, si ndodhi që përfundove në duart e atij që të kërcënoi, të frikësoi dhe ta mori lirinë?”, shkruan ajo.

“Ah, sikur të na kishe treguar… Sikur të më kishe thënë se dikush po ta merrte qetësinë dhe lirinë. Do t’i dilja përpara pa m’u trembur syri. Do të ngriheshim të gjitha gratë e familjes për ty, sepse ne nuk njohim frikë kur duhet ta mbrojmë gjakun tonë”.

Në shkrim përmendet edhe Arbëri (BENI), babai i të resë, të cilit familjarja i drejtohet me dhimbje, duke theksuar se ai do të kishte bërë gjithçka për ta mbrojtur Daorsën.

“Pse nuk i tregove Benit?”, shkruan ajo, duke kujtuar se ai dikur kishte përballuar luftën dhe se do të “rrëzonte çdo mal dhe do të kthente çdo gur”, vetëm që vajza e tij të ishte e lirë, e sigurt dhe pranë familjes.

“Por ti ndoshta heshtje për të na mbrojtur ne. Dhimbjen, frikën dhe kërcënimet i mbajte të mbyllura brenda shpirtit tënd të bardhë”.

Familjarja e ka përshkruar Daorsën si “doktoresha jonë me mantelin e bardhë”, vajzën e mirë dhe “engjëllin” e familjes, duke thënë se dhimbja nuk do të largohet derisa të vendoset drejtësia

familjesdaorsënsikur

Më shumë nga Lajme

  • 14:14Përmbledhja e dosjes Sheholli: “Turshitë”, “kumbullat” e Serbisë deri te “planet e zbrazjes së Kosovës përmes islamizimit”
  • 14:04Hamza priti në takim lamtumirës ambasadorin Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës
  • 13:54Vrasja në Prizren, Prokuroria: I dyshuar është bashkëshorti i saj, ushtroi edhe dhunë fizike
  • 13:51Nisin punimet për autostradën Shkup-Bllacë, projekti përfshin pesë tunele dhe tetë ura
  • 13:47Kapet një furgon me mallra të kontrabanduara në Viti, vlera mbi 5 mijë euro