Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sot pritet të caktohet vlera e subvencionimit për tekstet shkollore

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 13:41
Sot pritet të caktohet vlera e subvencionimit për tekstet shkollore

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, ka deklaruar se negociatat për çmimet e teksteve shkollore me shtëpitë botuese janë drejt përfundimit dhe se brenda ditës pritet të caktohet edhe vlera e subvencionimit për prindërit.

“Tashmë jemi krejt në fund të negociimit. Besojmë që brenda ditës me e përmbyll dhe me caktu edhe vlerën e subvencionit dhe menjëherë me nis me ekzekutimin e pagesave”, ka deklaruar Çeku.

Sipas tij, synimi është që prindërit të kenë disa ditë kohë para nisjes së mësimit për t’i blerë tekstet dhe materialet shkollore.

Çeku ka kritikuar faktin që librat kanë dalë në shitje në kohën kur ende po negocioheshin çmimet.

“Ne ishim duke i negociuar çmimet me shtëpitë botuese dhe në atë moment dolën në shitje librat. Kjo është shkelje”, është shprehur ai.

Për këtë çështje, ministri në detyrë ka bërë të ditur se Ministria do t’u drejtohet organeve përgjegjëse.

“Dhe për atë, ne do t’i drejtohemi organeve përgjegjëse, sepse ata prindër duhet të kompensohen nga ata që e kanë bërë këtë shkelje”, tha Çeku.

Ai ka theksuar se prioritet mbetet përfundimi i negociatave dhe realizimi sa më i shpejtë i pagesave, në mënyrë që prindërit të kenë kohë të mjaftueshme për të siguruar tekstet para fillimit të vitit të ri shkollor.

Ndërkohë, Çeku ka bërë të ditur se janë bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, përfshirë masat e sigurisë dhe përgatitjet për sigurimin e teksteve e materialeve shkollore.

shkolloretekstetçeku

Më shumë nga Lajme

  • 14:14Përmbledhja e dosjes Sheholli: “Turshitë”, “kumbullat” e Serbisë deri te “planet e zbrazjes së Kosovës përmes islamizimit”
  • 14:04Hamza priti në takim lamtumirës ambasadorin Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës
  • 13:54Vrasja në Prizren, Prokuroria: I dyshuar është bashkëshorti i saj, ushtroi edhe dhunë fizike
  • 13:51Nisin punimet për autostradën Shkup-Bllacë, projekti përfshin pesë tunele dhe tetë ura
  • 13:47Kapet një furgon me mallra të kontrabanduara në Viti, vlera mbi 5 mijë euro