Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po zhvillon një aksion në Malishevë sa i përket manipulimit me vota në këtë komunë.
Zëdhënësi i prokurorisë, Drin Domi konfirmoi se operacioni është ndërmarrë nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 dhjetorit.
