Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Dy shtete motra”, Gërvalla e uron Spiropalin për detyrën, ajo ia kthen: Krah për krah për qëllimet përbashkëta e interesin kombëtar

GD
Gazeta Demos20 shtator 2025 në 17:36
“Dy shtete motra”, Gërvalla e uron Spiropalin për detyrën, ajo ia kthen: Krah për krah për qëllimet përbashkëta e interesin kombëtar

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Elisa Spiropalin, duke e uruar këtë të fundit në detyrën e saj të re si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Gërvalla ka uruar se bashkëpunimi i tyre do të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve

‘‘Urimet më të përzemërta Elisa Spiropali në detyrën e re si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, me bindjen se bashkëpunimi ynë i përditshëm do të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet tona dhe do të shërbejë për të çuar përpara qëllimet e përbashkëta të dy shteteve tona motra dhe të mbarë kombit tonë.

Njëherazi, falënderim i sinqertë për Igli Hasani për bashkëpunimin e mirë dhe kontributin e çmuar gjatë gjithë rrugëtimit në këtë detyrë’’, ka shkruar Gërvalla.

Urimit të Gërvallës i është përgjigjur Spiropali. Kjo e fundit ka falënderuar ministren në detyrë, duke shtuar se ajo është mirënjohëse për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për vizionin që ndajnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona motra.

‘‘Donikë e dashtun,

Falenderime zemre për urimin e ndjerë!

Jam thellësisht mirënjohëse për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për vizionin që ndajmë për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona motr dhe për mbarë kombin tonë. Si gjithmonë, do të jemi krah për krah për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta, interesin tonë kombëtar, duke i shërbyer me përkushtim ndërtimit të një hapësire ku fjala ka peshë, ku besimi ndërton ura dhe ku dinjiteti kombëtar shndërrohet në energji zhvillimi për rajonin dhe më gjerë’’, ka shkruar ajo.

MPJD

Më shumë nga Lajme

  • 11:48Zjarri në Krujë, prokuroria urdhëron lirimin e të moshuarit: Nuk ka asnjë provë
  • 11:41Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime të rënda
  • 11:40Ngërçi politik, Sadiku: Kjo është kapja më e madhe e shtetit, Kurti ka me u përgjigj për këtë
  • 11:38Prokuroria: 38 persona në procedura penale brenda 24 orëve
  • 11:30“Kjo është diplomaci”, reagimi i Edi Ramës ndaj Serbisë i pëlqen deputetes britanike