Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy protestues u shoqëruan në polici, njëri u ndalua për 48 orë protesta

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 23:23
Dy protestues u shoqëruan në polici, njëri u ndalua për 48 orë protesta

Dy protestues janë shoqëruar në polici të mërkurën dhe pas intervenimit njëri është ndaluar për 48 orë ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Në një njoftim të Policisë për angazhimet e saj në mbarëvajtjen e sigurisë, ku është përshkruar protesta që është zhvilluar nga qytetarët në shenjë revolte ndaj dënimit më burgim të ish krerëve të UÇK-së, thuhet se zyrtarët policorë janë detyruar të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të domosdoshme me prezencë të shtuar policore, “për parandalimin e incidenteve të mundshme, moslejimin e hyrjes së protestuesve në objekte dhe vënies në kontroll të situatës”.

“Si rezultat i veprimeve policore dy persona janë shoqëruar në polici, ndaj të cilëve me vendim të prokurorit njërit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, përderisa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se Policia është detyruar që ta ndërpresë përkohësisht qarkullimin në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë dhe rrugën Bill Klinton, dhe ta riorientoj qarkullimin e trafikut në rrugë alternative.

“Policia e Kosovës vazhdon të iu bëjë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve të cilët ende po vazhdojnë të jenë në tubim, që të shprehin pakënaqësitë e tyre në mënyrë të qetë, të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë, të tregojnë kujdes dhe të kontribuojnë që aktivitetet të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe të sigurt”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët policorë thuhet se kanë qenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin kushtetues dhe sigurinë publike në vend, dhe se siguria e qytetarëve, ruajtja e rendit kushtetues dhe sigurisë publike në vend mbesin prioritet i Policisë së Kosovës.

Speciale ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin. Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme

policithuhetprotestues

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Andin Hoti: Do ta votoja “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale
  • 23:47Djali i Agim Ramadanit e sheh të mundur lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel
  • 23:26Ambasada e Italisë pas aktgjykimit: Të respektohet vendimi dhe procesi gjyqësor
  • 23:26Hisen Berisha: Nuk pati ballafaqim të provave juridike, apeli nuk është fundi
  • 23:04Walker: Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë për Kosovën, u mërzita shumë me vendimin