Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KFOR: Çështja e hapjes së Urës së Ibrit s’lidhet me ndryshimet tona operacionale, për të vendos Kosova dhe BE

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2026 në 16:29
KFOR: Çështja e hapjes së Urës së Ibrit s’lidhet me ndryshimet tona operacionale, për të vendos Kosova dhe BE

Ndryshimi i statusit të Urës së Ibrit, nëse do të hapet për qarkullim të automjeteve ose jo, nuk është e lidhur me KFOR-in dhe ndryshimet potenciale të kësaj force të NATO-s në qëndrimin e saj. Kështu i ka thënë Gazetës Express një zëdhënës i KFOR, të pyetur nëse ka ndonjë risi sa i përket ndryshimit të pozicionimit, përfshirë edhe atë statik të trupave të tyre mbi Urën e Ibrit.

KFOR tutje potencon, se vendimi për hapjen e Urës iu përket institucioneve të Kosovës dhe BE-së.

“KFOR-i nuk ka asnjë autoritet vendimmarrës për të përcaktuar nëse Ura e Ibrit duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve. Çdo hapje e mundshme është çështje në vete, që u takon institucioneve përkatëse në Kosovë dhe BE-së; ajo nuk është pasojë e ndonjë ndryshimi në qëndrimin e KFOR-it”, ka potencuar ky zëdhënës për Express.

Sa i përket mundësisë së ndryshimit të pranisë së përhershme mbi Ibër, nga KFOR-i theksojnë se është pjesë e një procesi të gjerë të optimizimit të strukturës ushtarake në Kosovë, si reflektim i përmirësimit të situatës së sigurisë.

Megjithatë theksojnë se ky proces mund të rikthehet në gjendjen e mëparshme në rast të ndonjë zhvillimi që mund të ketë pasoja në sigurinë afatgjate dhe në stabilitetin rajonal.

“Kalimi gradual i pranisë së përhershme të KFOR-it në Urën e Ibrit është pjesë e një procesi më të gjerë optimizimi dhe pasqyron përmirësimin e situatës së sigurisë. Ky proces është gradual, varet nga kushtet përkatëse dhe mund të kthehet në gjendjen e mëparshme, nëse e kërkojnë zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë afatgjatë në Kosovë dhe në stabilitetin rajonal. Procesi i nënshtrohet vlerësimeve të rregullta në terren”, ka shtuar ky zëdhënës për Express.

“KFOR-i vazhdon të mbajë një prani që përshtatet vazhdimisht në anën veriore të Urës së Ibrit, si dhe një prani dinamike si në Mitrovicën e Veriut, ashtu edhe në atë të Jugut, e në mbarë Kosovën veriore. Kjo qasje fleksibile, e cila është edhe e dukshme, edhe e lëvizshme, do të na mundësojë të mbetemi në pozicionin më të favorshëm për të kontribuar në sigurinë lokale, në dobi të të gjitha komuniteteve.Personeli ynë mbetet i gatshëm të reagojë ndaj çdo zhvillimi përkatës që lidhet me sigurinë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in – në rolet e tyre përkatëse si akterë të sigurisë – dhe në përputhje me mandatin e kahershëm të KFOR-it nga ana e OKB-së”, ka përfunduar ky zëdhënës i KFOR-it.

ibritkforurës

Më shumë nga Lajme

  • 16:59AP e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik
  • 16:58Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk
  • 16:47Rama ndan foto nga projekti i rrugës në zonën e Gërmisë, vazhdon ironinë me VV: Renderi, bageri, projekti
  • 16:43Mushkolaj ‘godet’ Kurtin: 6 vjet n’pushtet nuk janë në gjendje me siguru barna…
  • 16:3315 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit caktohet seanca fillestare ndaj Adnon Jashari i ndodhur në arrati prej 11 vitesh, Gjykata thirrje për dorëzim