Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

AP e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2026 në 16:59
AP e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

Përmirësimi i sigurisë në Kosovë duhet të shërbejë si shtysë për përparim të mëtejshëm politik, forcim të institucioneve demokratike dhe rritje të besimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme. Këto janë përfundimet e parlamentarëve të NATO-s, pas përfundimit të një misioni faktmbledhës në Prishtinë, më 28 dhe 29 tetor.

Në raportin e publikuar të martën, theksohet se ndonëse situata e sigurisë është përmirësuar, tensionet e vazhdueshme dhe kërcënimet hibride mbeten sfida për stabilitetin afatgjatë

Një delegacion i Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s diskutoi me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës synimet e vendit për të thelluar integrimin euroatlantik dhe për të kontribuar më shumë në sigurinë rajonale dhe atë të aleatëve.

Raporti thekson se disa zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, prezantuan prioritetet strategjike të vendit, ndër to rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, prokurimin e pajisjeve dhe rekrutimin e personelit, si dhe përpjekjet për përmirësimin e trajnimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ndërveprueshmërisë së saj me forcat aleate.

Udhëheqësit e Kosovës, thuhet në raport, ritheksuan se “anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik i vendit”. Ata gjithashtu nënvizuan mbështetjen politike dhe praktike që Kosova vazhdon t’i ofrojë Ukrainës.

Gjatë misionit faktmbledhës, në diskutime u theksua se “ekziston një konsensus i gjerë, si në spektrin politik, ashtu edhe në shoqërinë kosovare, në favor të anëtarësimit në NATO dhe bashkëpunimit të ngushtë me Aleancën”.

Delegacioni diskutoi edhe për ndryshimet në mjedisin e sigurisë dhe rolin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, përfshirë vizitën në selinë e misionit të KFOR-it.

Në këtë aspekt, raporti përmend edhe vendimin për optimizimin gradual të pranisë së KFOR-it, duke potencuar faktin se në rast të përkeqësimit të situatës, prania e forcave mund të përshtatet sërish.

“KFOR-i vazhdon të jetë thelbësor për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet. Në funksion të përmirësimit të situatës së sigurisë, Aleanca ka nisur optimizimin gradual të pozicionimit dhe pranisë së KFOR-it, në përputhje me rrethanat e ndryshueshme në terren. Megjithatë, NATO-ja ruan mundësinë e përshtatjes së pranisë së forcave të saj në rast të përkeqësimit të situatës së sigurisë”, thuhet në raport.

Në të njëjtën kohë, diskutimet gjatë misionit thuhet se nxorën në pah se përparimi në fushën e sigurisë dhe ai politik në Kosovë duhet të ecin paralelisht.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, “mbetet një element kyç për stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”.

“Thelbësore do të jetë normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i zotimeve ekzistuese në të ardhmen e afërt”, u theksua në raport.

Sipas delegacionit të AP të NATO-s, Kosova tashmë ka mundësi të avancojë reformat politike, të forcojë institucionet demokratike dhe të afrohet më shumë me synimin e saj për integrim euroatlantik.

Ndërkaq, ndër prioritetet e evidentuara gjatë diskutimeve janë forcimi i sundimit të ligjit, mbikëqyrja parlamentare dhe llogaridhënia institucionale, si dhe rritja e besimit te komunitetet joshumicë.

Kjo, sipas parlamentarëve të NATO-s, duhet të arrihet përmes mbrojtjes efektive të të drejtave gjuhësore dhe pronësore, pjesëmarrjes politike dhe qasjes në shërbimet publike.

Delegacioni i Nënkomitetit për Marrëdhëniet Transatlantike (PCTR) dhe Nënkomitetit për Partneritetet e NATO-s (CPNP) qëndroi në Prishtinë më 28 dhe 29 tetor.

Gjatë vizitës, anëtarët e delegacionit u takuan me kryeministrin, ministra kyç të kabinetit qeveritar, udhëheqës të grupeve parlamentare nga partitë në pushtet dhe ato opozitare, përfaqësues të komuniteteve joshumicë, si dhe me përfaqësues të KFOR-it, UNMIK-ut dhe EULEX-it.

Në takime morën pjesë gjithashtu ekspertë të pavarur dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

sigurisëpolitiknato-s

Të ngjashme

Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, diskuton me përfaqësues të NATO-s dhe Gjermanisë për kërcënimet ruse

Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, diskuton me përfaqësues të NATO-s dhe Gjermanisë për kërcënimet ruse

15:58

Më shumë nga Lajme

  • 18:10Aleanca kërkon hetim për importin e energjisë: Mbi 1 miliard euro të qytetarëve shkuan për blerjen e rrymës nga jashtë
  • 17:39Hasani: Rama e ka poshtëruar Kurtin, prandaj ai nuk përballet hapur me të
  • 17:39Sërish protestë për Arlinda Zekajn
  • 17:25Tragjedia në Demiraj të Gjilanit – Varrosen 27 vjeçari dhe foshnja e tij tremuajshe
  • 17:23Mbi 4 miliardë euro në projektbuxhet: Kush merr sa?