Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Durim Halilaj: Me Gjinin dhe Haradinajn, AAK-ja vazhdon rrugën e saj

GD
Gazeta Demos24 maj 2026 në 15:27
Durim Halilaj: Me Gjinin dhe Haradinajn, AAK-ja vazhdon rrugën e saj

Durim Halilaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një postimi në facebook ka folur për rrugëtimin e AAK-së dhe mbështetjen për liderët e partisë.

Halilaj, ka vlerësuar Ramush Haradinaj, duke thënë se Aleanca është ndërtuar mbi sakrificë dhe përgjegjësi, ndërsa ka shprehur mbështetje edhe për Ardian Gjini si udhëheqës i ri i partisë.

“Aleanca u ndërtua mbi sakrificë, përgjegjësi dhe një doktrinë besimi se shteti mbahet nga njerëz që bartin barrë mbi vete edhe kur koha bëhet e vështirë.

Lideri madhështor Ramush Haradinaj është simbol i një rruge që nisi me luftën për liri, dhe madhështia e tij nuk matet vetëm me atë çka ndërtoi, por edhe me aftësinë për të lënë trashëgimi. Një figurë që me meritë të plotë mban titujt: Kryetar, Komandant dhe Kryeministër.

Me një dinjitet të pamatshëm, ai sot dorëzon stafetën në duart e më të mirit, Ardian Gjinit,një lider që tashmë e ka dëshmuar peshën e vet dhe forcën për ta mbajtur drejtimin”, ka shkruar Halilaj.

Halilaj në zgjdhjet e 7 qeshorit do të garojë me numrin 110./GazetaDemos/

Më shumë nga Lajme

  • 14:34“Liri për çlirimtarët”, shqiptarët në New York protestojnë për katërshen e UÇK-së
  • 14:28Kurti kërkon që "Bondsteel" të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane në Kosovë
  • 14:27Vetura godet një fëmijë në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në spital
  • 14:26Tubim paqësor kundër vendimit të Speciales edhe në Karlsruhe
  • 14:26Protestë edhe në Itali në kundërshtim të vendimit të Speciales