Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

DREJT UNITETIT APO PËRÇARJES!

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 11:17
DREJT UNITETIT APO PËRÇARJES!

Shkruan: Dr. XHEVAT HASANI
Cyrih, 27.09.2026

Verdikti i Gjykatës Speciale të Hagës, i shpallur më 16 shtator 2026, me dënime drakonike për udhëheqësit kryesorë të UÇK-së (Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin), ose do të mirëmenaxhohet, duke u shndërruar në unitet kombëtar, ose do të keqmenaxhohet, duke u shndërruar në përçarje kombëtare. Ose – ose!

UNË JAM PËR MIRËMENAXHIMIT TË VERDIKTIT (për mendimin tim, kriminal) të Gjykatës Speciale të Hagës. Për këtë çështje, opozita dhe pozita duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët, për ta shndërruar kësisoj verdiktin e Hagës në unitet kombëtar, aq shumë të nevojshëm për të mbrojtur jo vetëm katërshen e UÇK-së, por edhe UÇK-në si ushtri çlirimtare, si dhe vetë Kosovën nga pasojat e mundshme të verdiktit të Hagës.

Kushti i parë i domosdoshëm për ta shndërruar verdiktin e Hagës në unitet kombëtar, për mendimin tim, do të ishte ndërprerja e fyerjeve, sharjeve dhe shpifjeve ndërmjet opozitës dhe pozitës.

Kushti i dytë i domosdoshëm për ta shndërruar verdiktin e Gjykatës së Hagës në unitet kombëtar do të ishte që opozita t’i thotë kryeministrit Kurti: «Zgjidh cilin të duash për president, se ne do ta votojmë jo me njërën dorë, por me të dyja duart, vetëm që ta bëjmë Kosovën me qeveri legjitime dhe të aftë për të mbrojtur katërshen e UÇK-së, vetë UÇK-në dhe vetë Kosovën». Nëse kryeministri, edhe pas këtij hapi të opozitës, nuk i shërben arritjes së unitetit kombëtar, atëherë e tërë përgjegjësia i mbetet atij. Kush mendon se ky veprim e përulë dhe e poshtëron opozitën, gabon rëndë. Përkundrazi, ky veprim e lartëson dhe e madhëron opozitën.

Fatmirësisht, pjesa e madhe e shqiptarëve është duke i shërbyer shndërrimit të verdiktit të Hagës në UNITET KOMBËTAR. PRIJËTAR TË KËTIJ SHNDËRRIMI E SHOH NASIM HARADINAJN.

POR UNË NUK JAM PËR KEQMENAXHIMIN E VERDIKTIT (për mua, absurd) të Gjykatës së Hagës nëpërmjet fyerjeve, sharjeve dhe shpifjeve të ndërsjella ndërmjet opozitës dhe pozitës, sepse kjo do të çonte në një përçarje përfundimtare ndërmjet tyre. Në këtë rast, do të vlente formula «të gjithë kundër të gjithëve!» Popujt që futen në vorbullën e përçarjes së tipit «të gjithë kundër të gjithëve» e kanë shumë të vështirë të dalin nga një vorbull e tillë, të cilën ia kanë kurdisur vetes.

Por, një pjesë e  vogël e shqiptarëve është duke i shërbyer shndërrimit të verdiktit të Hagës në PËRÇARJE KOMBËTARE. PROTAGONIST I KËTIJ SHNDËRRIMI ËSHTË VUDI XHIMSHITI.

Shqiptarët e Kosovës kanë rastin të zgjedhin njërën nga dy rrugët e shqyrtuara më lart:

1. OSE TË ZGJEDHIN RRUGËN E UNITETIT KOMBËTAR, OSE TË ZGJEDHIN RRUGËN E PËRÇARJES KOMBËTARE.

2. OSE TË RENDITEN ME NASIM HARADINAJN, OSE TË RENDITEN ME VUDI XHIMSHITIN!

hagësshndërruarkombëtar

Më shumë nga Lajme

  • 12:18Prokuroria dhe Policia me aksion në Isniq të Deçanit – Gjenden bimë narkotike të kultivuara, arrestohen dy persona
  • 12:03Ambasadori gjerman uron Kurtin: Detyra të rëndësishme ju presin, dialogu me Serbinë esencial
  • 12:01Deklarata e plotë e PDK-së për aktgjykimin e Gjykatës Speciale
  • 12:00Deklarata e përbashkët, Tahiri: Mesazh i rëndësishëm, obligon institucionet me vepru
  • 11:59Seanca vonohet, Kuvendi me pak deputetë në sallë