Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Drejt detit shqiptar, mbi 18 mijë hyrje nga Kosova përmes Morinës

GD
Gazeta Demos15 gusht 2026 në 14:01
Drejt detit shqiptar, mbi 18 mijë hyrje nga Kosova përmes Morinës

Edhe kjo e shtunë ka shënuar një fluks të hyrjeve të qytetarëve të Kosovës në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion bregdetin shqiptar për pushime.

Sipas të dhënave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin, nga ora 05:00 deri në orën 11:00 të kësaj të shtune, në Shqipëri kanë hyrë 18,092 qytetarë të Kosovës, me 4,673 mjete të vogla dhe autobusë. Krahasuar me të shtunën e kaluar, kur në vendin tonë hynë 24,764 qytetarë të Kosovës me 6,247 mjete, këtë të shtunë është regjistruar një rënie prej 6,672 hyrjesh, ose rreth 27%, shkruan Report TV.

Rënia e fluksit vjen në një kohë kur sezoni turistik ndodhet në kulmin e tij dhe lidhet, ndër të tjera, edhe me largimin e një pjese të diasporës kosovare drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë, pasi kanë shfrytëzuar pushimet në vendlindje dhe në bregdetin shqiptar.

Megjithatë, fluksi i pushuesve nga Kosova mund të rritet sërish gjatë 15 ditëve të fundit të gushtit, pasi shumë familje pritet të shfrytëzojnë ditët e fundit të pushimeve përpara nisjes së vitit të ri shkollor në Kosovë, më 1 shtator. Pika kufitare e Morinës vijon të mbetet një nga akset kryesore të lëvizjes së pushuesve nga Kosova drejt destinacioneve turistike të Shqipërisë.

drejtshqiptarkosova

Të ngjashme

Trafik armësh nga Kosova drejt grupeve kriminale në Shqipëri, arrestohet edhe një prizrenase

Trafik armësh nga Kosova drejt grupeve kriminale në Shqipëri, arrestohet edhe një prizrenase

11:55
Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret

Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret

23:36
Predikuesi islamik nga Bosnja dëbohet nga Kosova

Predikuesi islamik nga Bosnja dëbohet nga Kosova

18:41
Maqedonci: Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret

Maqedonci: Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret

14:21

Më shumë nga Lajme

  • 14:47Situata e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra ende aktive – vijon operacioni për shuarjen e flakëve
  • 14:44Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje
  • 14:43Ftesa e Haxhiut për takim, Ismaili: Manipulim i radhës, PDK nuk do të marrë pjesë
  • 14:19Ismaili: PDK-ja i dërgon sërish letër Deharit për vazhdimin e seancës më 16 gusht
  • 14:00AK-47, fishekë, radiolidhje, çka gjeti policia dje në Zubin Potok gjatë bastisjeve