Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dorëheqja që shkaktoi tërmet: Liburn Aliu, shoku i ditëve të para të Albin Kurtit në KAN dhe VV

GD
Gazeta Demos27 gusht 2025 në 12:40
Dorëheqja që shkaktoi tërmet: Liburn Aliu, shoku i ditëve të para të Albin Kurtit në KAN dhe VV

Zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, ka lënë shenjat e para.

Pakënaqësi në Vetëvendosje ka shpërthyer.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga pozita.

Ai e ka bërë të ditur lajmin në rrjete sociale, dhe arsye është zgjedhja e Dimal Bashës kryetar i Kuvendit.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim. Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, ka thënë Aliu.

Liburn Aliu, kohë të gjatë nuk shihej shumë i afërt me Vetëvendosjen.

Edhe dje në Kuvend, mimikat e shumë deputetëve nuk ishin të lumtur me zgjedhjen e Bashës si kryetar i Kuvendit.

Dorëheqja e Liburn Aliut, ministër në detyrë i Infrastrukturës, ka shkaktuar tronditje.

Pavarësisht të gjithave, Aliu ishte njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes, që kishte mbetur ende në parti.

Aliu bashkë me Albin Kurtin e Glauk Konjufcën, ishin bashkë qysh nga organizata KAN, e cila më pas u kthye në Vetëvendosje.

“Nga viti 2002 ka qenë ideja e konceptit të vetëvendosjes”, kishte thënë Aliu në emisionin DPT në T7.

“Ka qenë koncept që të e kemi pasur në të kaluarën. Kur u pata arrestuar në vitin 1997 pata thënë para gjykatësit serb se dua vetëvendojse për popullin tim. Ideja e vetëvendosjes ka qenë ajo e cila ka ndërtuar politikisht, pasi që na imponohej kjo ideja e standarteve. Na thonin plotësoni standartet që të mund të uleni në tavolinë me Serbinë, e pastaj të flitej për ndonjë status pa na pyetur ne a dëshirojmë pavarësi, bashkim me Shqipërinë apo tjetër çka” , thoshte ai.

“Shumica prej nesh i lanë edhe punët e tyre për tu marrë me organizatën. Nuk kishim fare donacione, ishim të limituar. Kujtoj se na ndihmonin edhe të blinim sprejin. Unë kisha fatin se gruaja punonte, dhe i tregova asaj se dëshiroja të angazhohem intensivisht me organizatën, dhe fatmirësisht ajo u pajtua me mua”, shpjegonte Aliu.

Ndaj tij ka filluar linçimi e sulmi nga përkrahësit e Vetëvendosjes.

Liburn Aliu kishte qenë i përfshirë edhe në disa dyshime për korrupsion, megjithatë për këtë, asnjëherë nuk u shqyrtuar shkarkimi i tij apo ndonjë masë nga VV-ja./Nacionale

Më shumë nga Lajme

  • 20:43Dogana konfiskon mijëra aksesorë elektronikë dhe produkte me marka të njohura
  • 20:42Moti për fundjavë: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë
  • 20:30Lavrovi, Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në
  • 19:58Shkoi për operacion estetik në Turqi, 38-vjeçarja humb jetën tragjikisht
  • 19:44Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë