Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dogana kap mallra të padeklaruara nga Stambolli, në vlerë mbi 3 mijë euro

GD
Gazeta Demos4 gusht 2025 në 13:49
Dogana kap mallra të padeklaruara nga Stambolli, në vlerë mbi 3 mijë euro

Dy udhëtarë që kishin arritur nga Stambolli janë kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” me mallra të padeklaruara në vlerë prej 3,264 euro.

Rasti është zbuluar gjatë kontrolleve rutinore të realizuara nga Dogana e Kosovës, përmes analizës së rrezikut dhe vëzhgimit të sjelljes së udhëtarëve.

Pas selektimit për kontroll të detajuar, nëpërmjet skanerit dhe inspektimit fizik të bagazheve, zyrtarët doganorë kanë hasur në produkte të ndryshme të padeklaruara, përfshirë produkte kozmetike, ambalazhe me mbishkrime të brendeve të ndryshme, ngjitëse/stikera me mbishkrime komerciale.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj udhëtarëve ka nisur procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët se çdo mall që kalon kufirin duhet të deklarohet, në përputhje me Ligjin për Doganat. Mosdeklarimi përbën shkelje ligjore dhe mund të rezultojë me gjoba apo konfiskim të mallrave.

Më shumë nga Lajme

  • 16:59“Serbia po krijon perceptim të rremë për krizë”, Maqedonci për praninë e KFOR-it në Urën e Ibrit
  • 16:52Del jashtë kontrolli zjarri në një zonë të Pukës, digjen tre banesa në lagjen ‘Pepaj’, nis evakuimi i banorëve
  • 16:42SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik
  • 16:42Turqia kërkon urdhërarrest ndërkombëtar për Netanyahun
  • 16:41E konfirmon Ministria, viti i ri shkollor fillon më 1 shtator