Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, po shfaqet në tubime zgjedhore me veshje ku paraqiten tre pjesëtarët e vrarë gjatë sulmit në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës.
Sipas pamjeve të publikuara, Danilo Vuçiq shihet gjithashtu në mesin e tifozëve që këndojnë këngë nacionaliste serbe me përmbajtje kundër Kosovës
Këto paraqitje po ngrenë shqetësime për glorifikimin e pjesëmarrësve në sulmin e Banjskës, ndërsa Milan Radoiçiqi, i cili e mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit, vazhdon të jetë figurë e përmendur në skenën politike serbe.
