Djali i Jakup Krasniqit, Altini, po merr pjesë në protestën që po mbahet sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ai i është bashkuar qindra qytetarëve e të rinjve që kanë mbushur sheshin e kryeqytetit për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë
Prania e tij mes protestuesve ka marrë vëmendje, ndërsa mesazhi i këtij tubimi mbetet i qartë: mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare dhe kërkesa për drejtësi.




