Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi prekës i gruas së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 19:34
“Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi prekës i gruas së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë

Pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, Sevdije Krasniqi, thotë se familja kishte shpresuar deri në fund për një vendim pafajësie.

“Ne kishim shpresë se do të shpalleshin të gjithë të pafajshëm. Vendimin e kemi pritur në shtëpi. Momenti i vendimit ishte shokues, nuk e prisnim. Kush janë ata 4 persona që po dënohen? Ata janë krerët e UÇK-së. Historia nuk do të helmohet nga asnjë vendim. UÇK-ja ka luftuar për liri. Ky vendim as nuk ndikon dhe as nuk duhet të ndikojë në jetën e Kosovës”, tha ajo në një intervistë me gazetaren e Top Channel Kristi Gongo.

“Ne kërkojmë lirimin e tyre, do të presim Apelin. Besoj se tani do të bazohen në fakte. Tani dihet që ndërmarrja e përbashkët kriminale është udhëheqja e Serbisë bashkë me gjyqtarët e Gjykatës Speciale që dhanë këtë vendim”, u shpreh ajo.

Duke folur për marrëdhënien me Jakup Krasniqin, ajo tregon edhe si u njohën dhe si nisi historia e tyre e dashurisë.

“Ma propozoi një shoqe e ime dhe më tha: ‘Ia vlen ta presësh profesor Jakupin’. Unë e prita dhe, pasi doli, ne u bëmë bashkë. I kam thënë Jakupit që nuk të kam ardhur në burg atëherë, por në Hagë do të të vij çdo muaj…”, tregon ajo.

Për bashkëshorten e tij, më e vështira ka qenë mungesa e Jakup Krasniqit në momentet e rëndësishme familjare.

“E kam përjetuar shumë rëndë kur kemi pasur gëzime në shtëpi, që ai nuk ka mundur t’i përjetojë”, shprehet ajo.

Sevdije Krasniqi tregon se familja e priste kthimin e tij dhe se bashkë kishin bërë plane për jetën pas Hagës.

“Ne e prisnim në shtëpi, kishim bërë plane. Madje, me Jakupin kishim thënë që do të iknim të dy të jetonim në një shtëpi në fshat”, pohoi e shoqja e ish-kreut të UÇk-së.

Ajo tregon se Jakup Krasniqi kishte shprehur dyshime për procesin, duke iu referuar mënyrës së arrestimit të tij.

“Duke parë si rrodhën gjërat, tha: ‘Nuk besoj shumë, sepse është gjykatë raciste’, nga mënyra si na kanë arrestuar, kur vetë ai ka mundur të dorëzohet. Pra, një arrestim si në kohën e ish-Jugosllavisë, madje edhe më rëndë”, tha ajo.

Pas vendimit, familja kërkon që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë ligjore dhe shpreson te Apeli.

“Ne kërkojmë që të përdoren të gjitha mjetet ligjore për zhbërjen e kësaj gjykate. Ne po shpresojmë në Apel. Kjo gjykatë nuk duhet të ketë më të drejtë të merret me luftëtarët tanë. Ne kemi përballuar gjenocid”, u shpreh ajo.

Në fund, Sevdije Krasniqi tregon edhe mesazhin që i përcjell bashkëshortit të saj në këtë periudhë të vështirë.

“Unë Jakupit i them të qëndrojë i fortë, ashtu siç ai është”, tha ajo

jakupkrasniqitburg

Të ngjashme

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, të bashkohemi të gjithë shqiptarët e partitë politike

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, të bashkohemi të gjithë shqiptarët e partitë politike

12:33
Deklarohet avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij!

Deklarohet avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij!

22:29
“Më ka thirrë edhe dje, mirë po ndjehet” – Vëllai i Jakup Krasniqit, përkundër se në moshë të shtyrë, i bashkohet protestës

“Më ka thirrë edhe dje, mirë po ndjehet” – Vëllai i Jakup Krasniqit, përkundër se në moshë të shtyrë, i bashkohet protestës

12:14
Jakup Krasniqi pas dënimit nga Haga: Kjo është një drejtësi e korruptuar në favor të Serbisë, dënimin e kam marrë nga gënjeshtrat e Serbisë

Jakup Krasniqi pas dënimit nga Haga: Kjo është një drejtësi e korruptuar në favor të Serbisë, dënimin e kam marrë nga gënjeshtrat e Serbisë

11:20

Më shumë nga Lajme

  • 22:10Djali i Jakup Krasniqit: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë
  • 21:49“Besa-besë, besën e kem dhonë”, Vlora Çitaku këndon së bashku me protestuesit
  • 21:48Enver Hasani për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Qëllimi ishte dënimi, jo e vërteta
  • 21:24Protestuesit ndezin flakadan nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë
  • 21:17Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, i bashkohen protestës në Prishtinë