Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Musliu: Populli po e bën të veten, tash është radha e shtetit

GD
Gazeta Demos19 shtator 2026 në 21:37
Musliu: Populli po e bën të veten, tash është radha e shtetit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se tash radhën për punë e ka shteti ngase sipas saj populli po e jep ndihmën krah çlirimtarëve. “POPULLI PO E BËN PJESËN E VET. TANI ËSHTË RADHA E SHTETIT.

Populli është ngritur në këmbë, brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale përmes protestave dhe zërit të tij qytetar.

Tani është radha e institucioneve dhe e politikës që ta bëjnë punën e tyre.

Indinjata e qytetarëve duhet të kthehet në veprim institucional, juridik dhe diplomatik. Reagimi i Kosovës nuk duhet të mbetet vetëm në protesta e deklarata. Ai duhet të shtrihet fuqishëm në arenën ndërkombëtare.

Kosova duhet të formojë urgjentisht një Këshill në nivel shtetëror për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së dhe të ndajë buxhet të mjaftueshëm, në mënyrë që çdo element i vendimit të Gjykatës Speciale t’i nënshtrohet shqyrtimit më rigoroz të mundshëm në fazën e apelit.

Institucionet e Kosovës duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për të angazhuar këshilltarë ligjorë të nivelit më të lartë dhe avokatë ndërkombëtarë me përvojë e besueshmëri, të aftë për ta paraqitur çështjen në mënyrë profesionale dhe për ta trajtuar atë edhe në kontekstin historik e politik të luftës së Kosovës.

Dëshmitë e dëshmitarëve dhe provat e dokumentuara duhet të shqyrtohen me rigorozitet maksimal, veçanërisht aty ku ngrihen çështje thelbësore lidhur me pretendimet e Prokurorisë dhe bazën mbi të cilën janë mbështetur dënimet ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Rasti i Gotovinës ofron një mësim të rëndësishëm: një vendim i shkallës së parë në Hagë nuk është domosdoshmërisht fjala e fundit. Ante Gotovina dhe Mladen Markaç u dënuan në shkallën e parë në vitin 2011, ndërsa në vitin 2012 Dhoma e Apelit i shpalli të pafajshëm, duke rrëzuar vendimet dënuese.

Prandaj, ajo që kemi përpara nuk është vetëm një betejë juridike, por edhe një betejë diplomatike dhe institucionale.

Prioriteti i menjëhershëm duhet të jetë ndërtimi i një apeli rigoroz, profesional dhe të argumentuar, që shqyrton gjetjet e Trupit Gjykues lidhur me provat, përgjegjësinë individuale dhe arsyetimin ligjor mbi të cilin janë mbështetur dënimet.

Njëkohësisht, Kosova duhet t’ia paraqesë në mënyrë sistematike komunitetit ndërkombëtar faktet historike të luftës së viteve 1998–1999: fushatën e Serbisë për represion dhe shpërngulje me forcë, masakrat ndaj civilëve dhe abuzimet e dokumentuara nga mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë, ndërhyrjen e NATO-s dhe rrethanat historike që çuan drejt çlirimit dhe Pavarësisë së Kosovës.

Fusha e betejës tani është edhe diplomacia.

Kosova duhet t’i përgjigjet kësaj sfide me organizim shtetëror, këmbëngulje, disiplinë ligjore dhe angazhim të fuqishëm ndërkombëtar.

Sepse historia e Kosovës nuk mund të lihet në duart e atyre që për më shumë se dy dekada janë përpjekur ta deformojnë atë.

Tani është koha që Kosova ta mbrojë të vërtetën e saj me fakte, me ligj dhe me argumente, kudo ku ajo duhet të dëgjohet.

S’kemi kohë për të humbur”, shkruan Musliu në reagim.

populliduhetradha

Të ngjashme

Gërxhaliu: Buxheti po orientohet më shumë drejt mbijetesës sesa zhvillimit ekonomik

Gërxhaliu: Buxheti po orientohet më shumë drejt mbijetesës sesa zhvillimit ekonomik

09:19
Kos: Shqipëria duhet të vijojë reformat për integrimin në BE

Kos: Shqipëria duhet të vijojë reformat për integrimin në BE

23:05
“S’ka nevojë për hetime, por për vendime”, Mehmetaj thotë se Sveçla duhet të shkarkohet

“S’ka nevojë për hetime, por për vendime”, Mehmetaj thotë se Sveçla duhet të shkarkohet

21:54
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime

Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime

21:34

Më shumë nga Lajme

  • 13:25Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë
  • 13:17Kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë, Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht
  • 13:17Tahiri kërkon llogaridhënie nga LVV-ja për rastin Dehari: S’keni bërë asgjë
  • 13:16Krasniqi nga Kuvendi: Ish-krerët e UÇK-së janë pengje të një drejtësie ndërkombëtare
  • 13:15Haradinaj për Raportin e Progresit: Të gjitha proceset qeverisëse janë në ngecje