Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 21:34
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime

Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dështimet institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sipas tij, institucionet e kanë humbur mundësinë për të dëshmuar përgjegjësi morale përmes dorëheqjeve, ndërsa tani duhet të ndërmerren masa konkrete.

Në emisionin “Debat Plus”, Rrahmani ka deklaruar se përgjegjësia për shkarkimet duhet të merret nga kryeministri.

“Është dashur që t’i japin standarde, siç ndodh në secilin vend të botës, me dorëheqje. Tashmë ka kaluar koha e dorëheqjes, tash është koha e shkarkimeve dhe që të duhej të bëhej nga kryeministri”, ka deklaruar ai.

Deputeti, i cili është anëtar i Komisionit Hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, ka kërkuar hetimin e funksionimit të të gjithë sistemit institucional.

Ai ka kritikuar pushtetin edhe për mënyrën se si janë trajtuar rastet e dhunës në familje dhe vrasjet gjatë viteve të fundit.

Rrahmani ka pretenduar se gjatë gati shtatë vjetëve të qeverisjes aktuale është shënuar rritje e rasteve të tilla, duke e lidhur këtë me mosfunksionimin e duhur të institucioneve.

Sipas tij, përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te zyrtarët e përfshirë drejtpërdrejt në rastin e Zekajt, por duhet të shqyrtohet funksionimi i sistemit në tërësi.

duhetrrahmanirastin

Të ngjashme

“S’ka nevojë për hetime, por për vendime”, Mehmetaj thotë se Sveçla duhet të shkarkohet

“S’ka nevojë për hetime, por për vendime”, Mehmetaj thotë se Sveçla duhet të shkarkohet

21:54
BE: Marrëveshja e Ohrit Kosovë-Serbi është ligjërisht obligative, formalitetet s’duhet të jenë pengesë për zbatim

BE: Marrëveshja e Ohrit Kosovë-Serbi është ligjërisht obligative, formalitetet s’duhet të jenë pengesë për zbatim

14:11
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore

Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore

10:55
Mungesa e uniformave në polici, Morina: Zyrtarët e prokurimit duhet të mbajnë përgjegjësi

Mungesa e uniformave në polici, Morina: Zyrtarët e prokurimit duhet të mbajnë përgjegjësi

08:14

Më shumë nga Lajme

  • 22:23Makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari vdes në spital
  • 21:59Parashikimi i motit për këtë të enjte
  • 21:58Vota kundër Trumpit, Vllahiu: Ai e proklamonte veten si njeri të paqes, u kthye në njeri të luftës
  • 21:58Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi
  • 21:54Arben Gashi kandidat për të parin e LDK-së: Mendoj se ka ardh koha