Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Djali i Idriz Rrecajt: E padrejtë që vrasjen e tij e lidhin me SHIK-un, ne përveç Serbisë, tjetër fajtor s’kemi pa

GD
Gazeta Demos21 shtator 2026 në 13:30
Djali i Idriz Rrecajt: E padrejtë që vrasjen e tij e lidhin me SHIK-un, ne përveç Serbisë, tjetër fajtor s’kemi pa

Idriz Rrecaj nga Llausha e Skënderajt është njëri prej tre viktimave të konfirmuara nga analizat e ADN-së që iu bënë mbetjeve mortore të gjetura në lokacionet e varrezave masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut në veri të vendit, 27 vjet pas luftës.

Fidaim Rrecaj, djali i aktivistit të LDK-së në Drenicë tha në KosovaLive në T7 se vazhdimisht kanë pritur lajme për fatin e tij.

“Më në fund dha rezultat kjo pritje. Atje ka pasë gërmime të vazhdueshme, në atë pjesë të Zubin Potokut, ku edhe ka qenë dyshimi. Kanë punu, janë ndërpre punimet, kanë vazhdu ashtu kohë pas kohe”, tha ai.

Fidaimi tha se “është kryer një punë e mirë sepse për familjen është e rëndë kjo pritje”.

Djali i Idriz Rrecajt tha se familjen e kanë prekur edhe shkrime të ndryshme në internet që e kanë lidhur vrasjen e këtij veprimtari me ish Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

“Baba ka qenë figura qendrore në Drenicë. E tash ka shkrime nëpër Facebook që e lidhin me gjëra… jo SHIK-u, jo… Është e padrejtë kjofarë pune, sepse ne, përveç Serbisë ne nuk e kemi akuzuar kurrë askënd”, tha ai.

“Serbia ka qenë ajo që i ka bërë këto masakra, këto varreza masive. Ne e dimë të gjithë”, tha Fidaim Rrecaj.

Djali i Idriz Rrecajt tha se familja s’ka dyshuar kurrë për fajtorin dhe nuk e ka drejtuar gishtin ndaj askujt tjetër.

“Ne përveç Serbisë, tjetër fajtor nuk kemi pa, as nuk ka në këtë rast dhe në asnjë rast të Kosovës”, tha ai.

djaliidrizrrecajt

Të ngjashme

Varreza masive në veri: Pas 27 vjetësh, identifikohet Idriz Rrecaj nga Llausha

Varreza masive në veri: Pas 27 vjetësh, identifikohet Idriz Rrecaj nga Llausha

12:09
Djali raporton babanë e zhdukur prej dy ditësh në Rahovec

Djali raporton babanë e zhdukur prej dy ditësh në Rahovec

09:09
Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet protestës në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet protestës në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

21:24
Djali i Kadri Veselit dhe ai i Flora Brovinës i japin forcë njëri-tjetrit gjatë ceremonisë së varrimit të mjekes e veprimtares shqiptare

Djali i Kadri Veselit dhe ai i Flora Brovinës i japin forcë njëri-tjetrit gjatë ceremonisë së varrimit të mjekes e veprimtares shqiptare

18:24

Më shumë nga Lajme

  • 14:17Gjykata merr vendim për personin që ia mori jetën 27-vjeçarit në Prizren
  • 14:14IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim
  • 14:13Një qytetar nga Prizreni e gjen dhe dorëzon në polici kuletën me më shumë se 500 euro
  • 14:07Lushtaku pas protestës për çlirimtarët në Skenderaj: Ishte madhështore
  • 13:56Ahmeti: Në Hagë nuk po dënohen individët, po dënohet UÇK-ja dhe historia e Kosovës