Partitë politike janë duke vazhduar tubimet me qytetarë në komuna të ndryshme të Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Në ditën e shtatë të fushatës, subjektet politike do të kenë aktivitete të shumta në disa qytete.
Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë së mërkurës, do të ketë aktivitete në katër komuna, derisa edhe partitë tjera do t’i shpalosen programet e tyre në tubimet elektorale që do t’i kenë gjatë ditës.
Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës:
17:00 – Tubim zgjedhor në Viti. (Sheshi i Qytetit)
18:00 – Tubim zgjedhor në Gjilan. (Gjilan)
19:00 – Tubim zgjedhor në Ferizaj. (Sheshi i Qytetit, para komunës së Ferizajt)
20:00 Tubim zgjedhor në Prishtinë. (Salla e Edukatës Fizike, shkolla fillore “Asim Vokshi”)
Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:
