Kosova të martën do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa në disa pjesë të vendit priten edhe riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 11°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 19 deri në 24°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 m/s.