Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deputetja e LVV-së: Ftesat për opozitën do të dërgohen, shkojmë për marrëveshje për presidentin

GD
Gazeta Demos1 prill 2026 në 18:33
Deputetja e LVV-së: Ftesat për opozitën do të dërgohen, shkojmë për marrëveshje për presidentin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka thënë se janë të interesuar që të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Ajo ka thënë se festat për partitë opozitare do të dërgohen pas përfundimit të konsultimeve të brendshme.

Fejza në emisionin “Ditari”në Tëvë1 ka thënë se në këto takime do të shkojnë për marrëveshje, jo me ndonjë skenarë

“Ftesat do të përsëriten, po shkojmë në takim për t’u marr vesh, nuk jemi duke shkuar në takim me skenarë të paracaktuar, ne japim propozime, opozita japin propozime dhe afrohemi deri te një qëndrim i cili është konsensus. Shpresoj se këtu e tutje do të ketë konstruktivitet nga partitë opozitare”, ka thënë ajo.

Por, ftesat për takime për partitë opozitare, siç ka thënë ajo do të bëhen pas përfundimit të konsultimeve të brendshme lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Sigurisht që çështja e zgjedhjes së presidentit është urgjente, paralelisht më këtë është i rëndësishëm edhe procesi. Ne jemi të interesuar që të ketë sukses procesi i zgjedhjes së presidentit apo presidentes. Në këtë drejtim janë hapat që duhet ndjekur, fillimisht janë konsultimet tona të brendshme, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që duhet diskutuar edhe me ekspertët e pastaj sigurisht që do të ftohet në takim edhe krerët e partive për të diskutuar dhe për të të parë se cilat janë opsionet dhe alternativat e tyre”, ka thënë Fejza.

Gjykata Kushtetuese më 25 mars ka nxjerrë aktgjykimin e saj mbi dekretin e presidentes për shpalljen e zgjedhjeve të reja, vendim të cilin Osmani e kishte marrë më 6 mars, pas në seancën që Kuvendi mbajti më 5 mars nuk u zgjidh presidenti i ri.

Kushtetuesja ka vlerësuar se dekreti i Osmanit nuk ka efekt juridik dhe kishte dhënë kohë 34 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit, nga dita e hyrjes në fuqi të aktgjykimit, 25 mars.

LVV

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Protesta në Tiranë, turma zhvendoset para Ambasadës së Serbisë dhe të Ukrainës dhe brohoret “UÇK”, “UÇK”
  • 22:37Ardian Gjini: Vetëvendosje po na sulmon me “grejza” sepse po e shohin rritjen e madhe të Aleancës
  • 22:21Kuvendi i bllokuar politikisht, por nga nesër i hapur për bashkatdhetarët
  • 22:02Daut Haradinaj: Shtatori po vjen, Albin – Kosova duhet të rikthehet në binarët e shtetit demokratik
  • 21:54Pritjet kufitare: Hani i Elezit më i ngarkuari me 20 minuta