Në objektin e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Gjilan është vendosur një zyrtar policor nga Policia e Kosovës, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së punonjësve të këtij institucioni.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjilanit, Mimoza Kadriu Qerimi.
“Nga sot, në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Gjilan është vendosur një zyrtar policor nga Policia e Kosovës. Ky hap synon rritjen e sigurisë në objekt, mbrojtjen e punonjësve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, si dhe vendosjen e rendit dhe rregullit në institucion”, ka bërë të ditur ajo.

