Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Demantohet Gola: Hajdar Beqa nuk abstenoi, por i propozoi vetë projektet për shkollën dhe urën në Gjakovë

GD
Gazeta Demos15 shtator 2025 në 20:34
Demantohet Gola: Hajdar Beqa nuk abstenoi, por i propozoi vetë projektet për shkollën dhe urën në Gjakovë

Mbrëmë kandidati i VV-së për kryetar të Gjakovës Ardian Gola deklaroi se kandidati për asamble komunale nga radhët e PDK-së Hajdar Beqa kishte abstenuar lidhur me projektet për ndërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Ganimete Tërbeshi” në fshatin Ponoshec të Komunës së Gjakovës, si dhe projektin për ndërtimin e urës në fshatin Rogovë, po ashtu në Komunën e Gjakovës.

Mirëpo duket se e vërteta është ndryshe pasi Beqa i kishte propozuar këto amandamete dhe se ishin përkrahur nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës.

”Jam shumë i lumtur që sot, ndonëse jo në shumën që kam kërkuar, dy amendamentet e propozuara nga unë në projektbuxhetin e vitit 2022, njëri që kishte të bënte me projektin “Ndërtimi i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ganimete Tërbeshi”, në fshatin Ponoshec, Komuna e Gjakovës dhe tjetri që kishte të bënte me projektin “Ndërtimi i urës në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës”, janë përkrahur nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Projekti për shkollën në fshatin Ponoshec, i cili është përkrahur në vlerë prej 200.000 (dyqind mijë) euro, është me rëndësi të veçantë për komunitetin, e në veçanti për fëmijët që aktualisht i ndjekin mësimet në shkollën aktuale e cila është shumë e vjetër.

Edhe projekti për ndërtimin e urës në fshatin Rugovë, i cili është përkrahur në shumën prej 400.000 (katërqind mijë) euro, është me rëndësi të veçantë jo vetëm për banorët e Rogovës, por komplet për regjionin e Hasit e cila lidh Hasin me anadrinin dhe me rrugën magjistrale Gjakovë- Prizren.

Ndërkaq, amendamenti 3, që kishte të bënte me projektin “Rregullimi shtratit të lumit Krena”, fatkeqësisht nuk morri mbështetjen e nevojshme nga deputetët e shumicës.

Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të të drejtave, interesave dhe nevojave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, e veçanarisht të atyre të Komunës së Gjakovës me rrethinë”, pati deklaruar Beqa.

AAKGjakovePDK

Më shumë nga Lajme

  • 11:14Hamza pyetet për “zhbërjen e Speciales”, para mbledhjes së Kryesisë: Të gjitha veprimet demokratike e ligjore janë të mundshme
  • 11:07Sala Jashari: Do të lëvizim çdo gur për të vërtetën
  • 10:35Mallkime, ofendime e festime me "shampanjë", serbët i gëzohen dënimit të ish-krerëve të UÇK-së - mobilizohen me propagandë në komente
  • 10:33Ramadan Morina sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
  • 09:55Grabovci: Nuk jam penduar për asgjë, përveç votës për themelimin e Gjykatës Speciale