Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mallkime, ofendime e festime me "shampanjë", serbët i gëzohen dënimit të ish-krerëve të UÇK-së - mobilizohen me propagandë në komente

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 10:35
Mallkime, ofendime e festime me "shampanjë", serbët i gëzohen dënimit të ish-krerëve të UÇK-së - mobilizohen me propagandë në komente

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në seancën e djeshme kanë shpallur verdiktin dënues me gjithsej 81 vjet burgim për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim. Jakup Krasniqi, u dënua gjithashtu me 25 vjet burgim. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, si dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Padyshim, këtij dënimi i janë gëzuar bashkështetasit e agresorëve, të cilët zhvilluan luftë në tokat e Republikës së Kosovës.

Ndonëse këtë të fundit e humbën, të njëjtit shprehin knaqësi qoftë edhe me një vendim gjykate, i cili pritet të dërgohet në Gjyaktën e Apelit.

Shishat e shampanjës, flakët që simbolizojnë situatën e nxehtë, flamurin e serbisë e duartroktije, janë disa nga figurat që i përdorën në komente e postime skandaloze, ku ofendohen, shahen, mohohen e mallkohen ish-krerët e UÇK-së, UÇK-ja si dhe gjithë pupulli shqiptar.

Madje të njëjtit, ndonëse vërehen që s'i takojnë gjeneratës së kryekriminelit, Millosheviq, shpërfaqin po në këto komente, mendësinë çnjerëzore që i njëjti ua ka lënë pas, duke e bërë kriminelin hero, e heronjët kriminelë.

Kujtojmë se, aktgjykimi i shkallës së parë është shpallur pas një procesi gjyqësor që nisi në prill të vitit 2023, ndërsa katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

komentevjetburgim

Të ngjashme

128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët - dënimet e gjykatave në Hagë

128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët - dënimet e gjykatave në Hagë

16:05
Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim, Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim, Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

18:14
Ditë e zezë: UÇK-ja dënohet me 81 vjet burgim

Ditë e zezë: UÇK-ja dënohet me 81 vjet burgim

11:49
Gjini: Ky aktgjykim s’mund ta ndryshojë të vërtetën historike të Kosovës

Gjini: Ky aktgjykim s’mund ta ndryshojë të vërtetën historike të Kosovës

12:30

Më shumë nga Lajme

  • 16:28Ish-deputeti i LDK-së, pas dënimit nga Specialja: Në këto momente të vështira, nevojitet unitet!
  • 16:23"KU JE SHPIUNE?" - Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla - Schwarz
  • 16:11Shqipëria shton forcat dhe mjetet ushtarake në misionin e KFOR-it në Kosovë
  • 16:10“Jam shumë falënderues që më kanë dëgjuar” – Nasim Haradinaj flet për protestën pas aktgjykimit në Hagë
  • 16:09Me stemën e UÇK-së në gjoks, deputeti shqiptar kërkon miratimin e rezolutës për gjenocidin e Serbisë