Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Grabovci: Nuk jam penduar për asgjë, përveç votës për themelimin e Gjykatës Speciale

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 09:55
Grabovci: Nuk jam penduar për asgjë, përveç votës për themelimin e Gjykatës Speciale

Kosova të mërkurën është përballur me një prej vendimeve më të rënda që nga përfundimi i luftës.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shqiptuar gjithsej 81 vjet burgim ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Aktgjykimi i shkallës së parë u dha pas një procesi që nisi në prill të vitit 2023, ndërsa të akuzuarit ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi po ashtu me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet burgim derisa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Ish-i burgosuri politik dhe një nga deputetët që kishte votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale, Adem Grabovci është prononcuar për “Front Online” lidhur me denimet me burg në proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Grabovci ka thënë se në kohën kur votoi për themelimin e gjykatës kishte besim të plotë te partnerët ndërkombëtarë dhe te pastërtia e luftës së UÇK-së.

“Unë jam njëri ndër deputetët që kam votuar pro gjykatës, me besimin te partnerët tanë, në besim të plotë në pastërtinë e luftës çlirimtare. Ato akuza dhe pretendime mbi bazën e të cilave është ndërtuar kjo gjykatë, raporti i Dick Marty-t, kanë qenë akuza jo vetëm të papranueshme, por të paimagjinueshme”, u shpreh Grabovci.

Grabovci ka thënë se është penduar për votën që kishte dhënë për themelimin e kësaj gjykate.

“Kurrë në jetën time nuk jam penduar për veprimet që kam bërë, përveç votës që i kam dhënë për themelimin e kësaj gjykate”, potencoi ai.

Sipas Grabovcit, lufta e UÇK-së ishte në kundërshtim me veprimet për të cilat është akuzuar.

“Unë dhe çdo ushtar i UÇK-së kemi luftuar kundër diçkaje të tillë dhe jo për të bërë veprime të tilla”, tha ai.

Ai ka deklaruar se Gjykata Speciale ka devijuar nga qëllimi për të cilin ishte themeluar.

“Gjykata ka devijuar nga bazamenti dhe qëllimi se pse është themeluar. Është dëshmuar qartë se hartues të atij raporti janë shërbimet serbo-ruse”, deklaroi Grabovci.

Ai ka paralajmëruar se do të angazhohet për t’u bërë thirrje deputetëve që kishin votuar pro themelimit të saj që ta tërheqin mbështetjen e tyre.

“Do të angazhohem dhe do t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve që e kanë votuar këtë gjykatë ta tërheqin votën e tyre pas kësaj padrejtësie e paturpësie që po e bën drejtësia ndërkombëtare me luftën e UÇK-së”, është shprehur Grabovci.

grabovcigjykatëspenduar

Të ngjashme

Grabovci: “Prontoja” dhe audio-incizimet e Halil Thaçit janë të pakrahasueshme, pafytyrësia e këtyre s’ka kufij

Grabovci: “Prontoja” dhe audio-incizimet e Halil Thaçit janë të pakrahasueshme, pafytyrësia e këtyre s’ka kufij

20:39
Grabovci: Nëse mbetet kjo akuzë çfarë kuptimi ka jeta ime

Grabovci: Nëse mbetet kjo akuzë çfarë kuptimi ka jeta ime

20:04
Adem Grabovci: Pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, çdo gjë në Kosovë ka degraduar

Adem Grabovci: Pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, çdo gjë në Kosovë ka degraduar

19:55
Lirohet pronari i lopës që hyri në oborrin e Gjykatës në Graçanicë

Lirohet pronari i lopës që hyri në oborrin e Gjykatës në Graçanicë

14:59

Më shumë nga Lajme

  • 20:36Shiroka Pula, në Ballon e Marinsave Amerikanë: Për Kosovën, Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
  • 20:30Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
  • 20:24Mbyllet pas 5 orësh protesta e thirrur nga studentët në Tiranë- Kosha mbeturinash e tabela reklamash të djegura nga protestuesit
  • 20:23Bora e madhe në Kroaci, bllokohen automjetet në autostradë
  • 20:21Thaçi: Ligji për gjuhët mbetet vetëm në letër pa plan financiar për zbatimin e tij