Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar në lidhje me situatën e ndodhur dy ditë më parë në Skënderaj ku u dërguar Njësia Speciale pas incidentit të ndodhur.

Deliu-Kodra tha se Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla, në cilësinë e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, duhet të japin shpjegime publike për të gjithë operacionin e njësive speciale në Skenderaj.

“Ende nuk kemi asnjë shpjegim transparent dhe përmbajtësor nga qeveria në detyrë për këtë operacion të zhvilluar në mes të natës” shkruan Deliu-Kodra në reagimin e saj