Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë në opozitë, e ardhmja jonë politike është e qartë

GD
Gazeta Demos29 korrik 2026 në 19:56
Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë në opozitë, e ardhmja jonë politike është e qartë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se pas takimit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është qartësuar pozicioni politik i kësaj partie. Ajo ka thënë se PDK-ja do të mbetet në opozitë dhe nuk do të bëhet pjesë e ndonjë marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve.

“Është qartësuar gjithçka pas takimit të Bedri Hamzës me Albin Kurtin. Do të jemi në opozitë dhe kjo e saktëson të ardhmen tonë politike dhe orientimin tonë në rrethanat kur nuk bëhemi pjesë në asnjë matematikë të zhvillimeve të fundit”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

Sipas saj, PDK-ja gjatë gjithë procesit ka qenë e qartë në qëndrimet e saj politike dhe ka përcaktuar drejtimin e saj të ardhshëm.

“Qartësia jonë në këtë proces, kemi qenë të qartë gjatë gjithë kohës, kemi dhënë mesazhet tona politike, kemi dhënë qartësitë tona të mjaftueshme dhe kemi definuar të ardhmen tonë dhe të anëtarësisë e strukturës partiake”, tha ajo.

Deliu-Kodra ka kritikuar mungesën e qartësisë politike pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, duke thënë se sipas saj nuk është parë vullnet për adresimin e çështjeve institucionale.

“Ka shumë paqartësi. Prej përfundimit të zgjedhjeve parlamentare nuk kemi parë asnjë vullnet politik të partisë që ka dalë me mbështetjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës, për të adresuar qoftë çështjen e qeverisjes së ardhshme apo seancën konstituive e cila mbahet javën e ardhshme”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se partisë fituese i takon e drejta për të propozuar kandidatin ose kandidaten për kryetar të Kuvendit.

“Partisë fituese i takon e drejta e nominimit të kandidatit apo kandidates për kryetar të Kuvendit. Do të jetë një seancë procedurale”, tha ajo.

Megjithatë, ajo ka shprehur shqetësim për zhvillimet e kaluara në Kuvend, duke pretenduar se ka pasur shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

“Në seancat e kaluara kemi pasur paqartësi dhe mënyra se si në vazhdimësi e kanë shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, deklaroi ajo.

Deliu Kodra ka përsëritur se PDK-ja do të jetë pjesë e Kuvendit si subjekt opozitar.

“Normal që PDK do të jetë aty, parti opozitare. Do të jemi në Kuvend”, përfundoi deputetja e PDK-së.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 20:10Pas takimit me Kurtin, Hamza u takua edhe me Gjinin e Abdixhikun
  • 20:02Murati thirrje Kurtit dhe Ramës: Prishtina e Tirana të fillojnë një fushatë diplomatike në mbrojtje të katërshes së UÇK-së
  • 19:59Nesër vazhdon seanca ndaj gjashtë të akuzuarve për vrasjen e rreshterit Muharrem Lika
  • 19:57Familjari i Thaçit: Dita e djeshme na doli idhnim – krejt shqiptaria në zi
  • 19:51Gjendet fëmija i humbur në Kukës, ekipet e Kosovës iu bashkuan kërkimeve