Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

29 dëshmitarë në rastin Thaçi dhe të tjerët, Specialja vendos t’i bëjë publike dëshmitë e tyre

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2026 në 13:19
29 dëshmitarë në rastin Thaçi dhe të tjerët, Specialja vendos t’i bëjë publike dëshmitë e tyre

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se trupi gjykues, gjatë muajit tetor 2026, ka urdhëruar publikimin e versioneve më pak të redaktuara të transkripteve të dëshmive të 29 dëshmitarëve në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Sipas njoftimit të Speciales, ky vendim vjen pas vendimeve të mëparshme, përmes të cilave ishin bërë publike dëshmitë e 20 dëshmitarëve, të cilat më parë ishin klasifikuar si konfidenciale.

Dhomat e Specializuara kanë theksuar se këto vendime pasqyrojnë natyrën publike të proceseve gjyqësore dhe përkushtimin e gjykatësve ndaj transparencës.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë gjykimit, shumica e dëshmitarëve kanë dhënë dëshmi plotësisht ose pjesërisht në seanca publike, ndërsa 61 dëshmitarë kanë dëshmuar pa asnjë masë mbrojtëse.

Specialja ka bërë të ditur se dëshmitë e dëshmitarëve që më parë janë klasifikuar si konfidenciale rishikohen vazhdimisht, me qëllim që më shumë prej tyre të bëhen publike në të ardhmen, duke siguruar njëkohësisht mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve. /

publikedëshmitëdëshmitarëve

Më shumë nga Lajme

  • 14:08Pas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit
  • 13:55Zulfaj në Berlin kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin e vendit kandidat për Kosovën
  • 13:54Vlora Hyseni refuzon të marrë pjesë në seancë
  • 13:52Kosova lanson kuletën dixhitale: Dokumentet dhe nënshkrimet në telefon
  • 13:46Banorët e Lybeniqit i reagojnë Pacolli: Kërkojnë zgjidhje ligjore për rehabilitimin e rrugës Lybeniq–Strellc