Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zulfaj në Berlin kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin e vendit kandidat për Kosovën

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2026 në 13:55
Zulfaj në Berlin kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin e vendit kandidat për Kosovën

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një takim në Berlin me Ministrin e Shtetit për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Gunther Krichbaum.

Në fokus të takimit ishte procesi i integrimit evropian të Kosovës, me theks të veçantë në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, Zulfaj theksoi se Kosova ka shënuar progres të konsiderueshëm demokratik dhe ekonomik gjatë dekadës së fundit, duke vlerësuar se ky progres duhet të reflektohet me hapa konkretë në procesin e zgjerimit të BE-së, mbi bazën e meritave.

Ai rikujtoi se, gati katër vjet pas dorëzimit të aplikimit për anëtarësim, Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka marrë statusin e vendit kandidat.

Sipas Zulfajt, kjo situatë nuk përputhet me premtimet e Samitit të Selanikut dhe deklaratat e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Kosovës.

Në këtë drejtim, kryenegociatori kërkoi që Gjermania, si një nga vendet kyçe të BE-së, të luajë rol aktiv në mbështetjen e vendimmarrjes për dhënien e statusit kandidat për Kosovën.

Në fund, Zulfaj falënderoi ministrin Krichbaum për bashkëbisedimin e hapur dhe diskutimin lidhur me perspektivën evropiane të Kosovës.

zulfajkandidatvendit

Më shumë nga Lajme

  • 14:55Kryeprokurorja e Pejës, Valbona Disha-Haxhosaj, takon zinxhirin komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë
  • 14:55Rasti Dehari, Kryeprokurori i Shtetit premton angazhim maksimal për zbardhjen e së vërtetës
  • 14:38Ariu i shfaqet në malet e Deçanit, Qytetari: Kujdes kur mblidhni gështenja
  • 14:09Zbulohen mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit
  • 14:08Pas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit